Rritet interesi për vetë-regjistrim. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë që jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim, thotë Jasmina Gjorgieva nga Enti shtetëror për statistikë. Jehonë më të madhe ka në Zvicër, Gjermani dhe Itali, ndërsa interes më të ulur ka në SHBA dhe Australi. Numri i përgjithshëm i atyre që janë regjistruar përmes ueb aplikacionit deri në ora 9 të mëngjesit është 121 580 qytetarë.
“Të gjithë përpjekjet për inkurajim të bojkotit dhe nisma të ndryshme “nuk e hapi derën” dhe ngjashëm, janë veprime me të cilat që duhet të merret dikush tjetër. Në Ligj saktë është theksuar se çfarë do të thotë pengimi dhe inkurajimi i bojkotit dhe inkurajimi për të mos marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Por, jemi të sigurt se te popullsia jonë duhet të mbizotërojë mirëkuptimi dhe të merren këto të dhëna të patjetërsueshme”, deklaroi Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Në ndërkohë vazhdojnë përgatitjet për realizimin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahet në vend nga 1 deri më 21 prill. Enti shtetërorë për statistikë publikoi listën e kandidatëve të paraqitur në konkursin e tretë për regjistrues rajonal nëpër komuna.
“Prolongimi nuk është opsion, gjithë kohën, absolutisht gjithë kohën përsëritim, për shkak se ky është një operacion i gjerë për të cilin është punuar disa muaj, janë ndërmarrë të gjithë masat dhe janë angazhuar të gjithë kapacitetet e shtetit”, tha Dushko Arskovski, zëdhënës i Qeverisë.
Përndryshe regjistrimi i popullsisë filloi më 1 mars me diasporën. Në këtë fazë janë regjistruar diplomatët dhe familjet e tyre që jetojnë jashtë vendit, personat në institucionet sanksionuese-ndëshkuese dhe në institucionet edukative-përmirësuese, pjesëtarët e Armatës së RMV si dhe personat e pastrehë. Qytetarët e tjerë që nuk i përkasin këtyre kategorive duhet të regjistrohen në periudhën prej 1 deri më 21 prill.
