Për mosrespektim të orës policore për 37 shkupjanë janë paraparë gjoba prej gjithsej 74.000 euro

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike në Shkup propozoi gjoba prej 2.000 euro për 37 persona për mosrespektim të orës policore.

Nga PP informojnë se të gjithë të akuzuarit akuzohen se nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje të popullatës dhe ishin gjetur se si lëviznin në lokacione të ndryshme në qytet gjatë orës policore./MIA