Këto janë pamjet nga Spitali për Sëmundje të Fëmijëve në Qendrën Klinike, për kushtet e të cilit TV21 raportoi një muaj më parë. I pyetur për kushtet jo të mira në këtë spital, për të cilat TV21 raportoi para një muaji, Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se ky spital është shembull.
“Kjo klinikë unë prapë do ta konfirmoj, e thash këtë më duhet që t’i lavdëroj kolegët që punojnë në këtë institucion që çdo herë ka qenë shembull dhe çdo herë duhet të jetë ashtu sepse këtu trajtohen më të dashurit tanë dhe të shenjtit dhe gjithnjë këtu kanë qenë shumë të azhurnuar në dhënien e ndihmës mjekësore dhe nuk ka pasur ndonjë problem të madh”, dekalroi Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë.
Por Drejtoresha e Pediatrisë Stojka Naceva Fustiq ndryshe nga ministri e pranon se ka nevojë për intervenime dhe rinovime në Klinikë dhe thotë se do të vazhdojnë të rinovohen edhe reparte tjera me donacione.
“Për shkak të vjetërsisë së inventarit dhe dëmtimit të disa pjesëve të repartit, kishte nevojë për rinovm dhe rinovim të pajisjeve. Ne do të vazhdojmë me rinovim të reparteve…
Prindërit ankohen edhe për pritje të gjata për kontrolle. Nga nesër vazhdojmë edhe me rinovimin e një reparti tjetër dhe për këtë do të ju informojmë. Klinika është në fazë të rinovimit dhe përmirësimit”, pohoi Stojka Naceva Fushtiq – drejtoreshë e Pediatrisë.
Por për trajtimin flasin vetë prindërit e pacientëve të vegjël, duke treguar se presin me orë për kontroll.
-Domethënë nga ora 5 je këtu?
-Po, para orës 5 e gjysmë.
-Sa orë je këtu?
-Qe 4 orë?
Pse aq shumë?
-Njëherë në rezonancë, tani duke pritur rezultate.
Nga Sindikata e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” thonë se ka deficit të kuadrove në Spitalin e fëmijëve dhe se çdo ditë mjekë dhe infermiere i lëshojnë vendet e punës dhe ikin jashtë shtetit ose në spitalet private. Mirëpo për Ministrin Mexhiti ka mjaftueshëm mjekë dhe personel, sipas tij vetëm duhet një organizim më i mirë.
