“Alkaloid ASH Shkup”, dhuroi produkte nga gama e tij e mjeteve antiseptike dhe dezinfektuese për konviktet e studentëve dhe nxënësve, të cilat si institucione me interes publik sigurojnë qëndrim për rreth 12.000 studentë në territorin e Qytetit të Shkupit. Donacioni përbëhet nga 16.000 litra mjete antiseptike dhe 17.100 litra lëndë tretëse për pastrim dhe dezinfektim. I gjithë donacioni e kap vlerën prej 5 milionë denarëve.
