Xhamia e Larme në Tetovë u mbush plot besimtarë që falën namazin e Bajramit.
Nuk mjaftuan hapësirat brenda, prandaj shumë u falën edhe jashtë.
Lutjet e tyre ishin që gjithandej në botë të ndalen konfliktet. Urimet e tyre janë që të mbizotërojë paqja dhe lumturia.
-Mesazhi jonë do ishte mesazhi paqes, pasi që ky muaj është muaj i shenjtë, duhet të respektojmë dhe nderojmë dhe të mbi sundojë paqe mbi të gjithë.
-Mesazhi më i mirë i kësaj festë të madhe do të ishte që të gjithë njerëzit të mendojnë mirë të veprojnë mirë dhe të bëjnë punë sa më të mira dhe respekt për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë myslimanët.
-Mesazhi im do ishte uroj qetësi të ketë lumturi, mos të ketë luftë dhe populli të jetë i kënaqur dhe të ketë edhe zhvillim ekonomik pak dhe të ekzistojmë.
Me mesazh të ngjashëm edhe imami i Xhamisë së Larme Emir Kasami.
“Ne sot gëzojmë pas një maratone që kemi pasur me adhurime, ibadete, namaz dhe lexim të kuranit dhe sot të gjithë besimtarët në botë gëzojnë Bajramin gëzojnë këtë festë të madhe. Natyrisht mesazhi im do ishte që të mbi sondojë paqja dhe popujt që janë në shtypje dhe që vuajnë nga padrejtësitë. Zoti ua mundësoftë që sa më shpejtë të çlirohen nga padrejtësia dhe shtypja dhe gjithë së bashku të arrimë sa më shumë Bajrame në paqe dhe gëzim”, tha Emir Kasami – imam i Xhamisë së Larme – Tetovë.
Pas faljes së namazit, shumë besimtarë e kanë traditë që të shkojnë në varreza ku bëjnë lutje për të afërmit që nuk i kanë më pranë.
Më pas vazhdojnë me urimet në familjen e ngushtë, ndërsa karakteristikë për festën është edhe dreka e bajramit.
Më pas vazhdohet me vizitat tek të afërmit e miqtë për të ndarë gëzimin bashkë me ta!
