Për ditëlindjen e tij, Gashi i bleu prindërve të tij veturë

TË FUNDIT

Artisti Labinot Gashi i njohur me emrin skenik GASHI, feston sot ditëlindjen.

Sot ai mbush plotë 33 vjet.

Gashi si duket ka një mënyrë të veçantë të festimit të ditëlindjes, pasi ai në ditëlindje iu bën dhuratë prindërve të tij. Këtë vit ai u dhuroi atyre një veturë.

“Çdo vit në ditëlindjen time, i bëj dhuratë prindërve të mi”, ka shkruar Gashi në Instastory.

Gashi numëron albume, këngë të cilat u pëlqyen e dëgjohen vazhdimisht në gjithë botën.

“Creep on me”, “Sleeping on my left”, ‘That’s mine”, “No face no case”, janë disa nga këngët më të dëgjuara të artistit./21Media

error: Content is protected !!