Në tetë muajt e parë të vitit, në Greqi shënohet rënie e trafikut të udhëtarëve prej 70 për qind në të gjitha aeroportet, ndërsa për gushtin, zvogëlimi është 55,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas të dhënave të Agjencisë greke për aviacion civil, në periudhën janar-gusht të vitit 2020, numri i pasagjerëve në aeroportet greke, ka arritur deri në 13,4 milion kundrejt 44,9 milion në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Zvogëlim ka edhe në numrin e fluturimeve, prej 368.414 vitin e kaluar, në 161.180 këtë vit.
Në muajin gusht të këtij viti, zvogëlimi i trafikut të udhëtarëve është 55,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Janë regjistruar 4.539.902 pasagjerë, kundrejt 10.238.414 në gusht të vitit 2019.
Në lidhje me fluturimet, muajin e kaluar ka pasur për 41,4 për qind më pak se vitin e kaluar.
“Të dhënat statistikore nga të gjitha aeroportet në vend i reflektojnë efektet negative të pandemisë së Kovid-19. Karakteristike është që rënie të trafikut të udhëtarëve ka në gjashtë muajt e fundit”, kumtojnë nga Agjencia për aviacion civil.
