Qeveria nuk heq dorë nga ndërtimi i hidrocentralit Çebren, përcjell TV21. Ka investitorë të huaj të interesuar dhe po planifikohet që shteti të jetë pronar dominues.
Ministrja për energjetikë, Sanja Bozhinovska, tha se ndërtimi me siguri do të kushtojë 600-700 milionë, ndërsa mund të arrijë deri në një miliard euro. Theksoi se do të gjenden burime për financim për shkak se duhet të jemi të pavarur nga aspekti i energjetikës.
Ministrja tha se vetëm në tre vitet e fundit kemi shpenzuar 340 milionë euro për import të rrymës. Për shkak të gjendjes së keqe në TEC Manastir, çmimi prodhues i energjisë elektrike prej 70 eurove në vitin 2017, tani është 133 euro, ndërsa ia shesim EVN Home për 62 euro. Tashmë ka arritur edhe fatura e EVN-së prej 60 milionë eurove për subencionimin e qytetarëve.
