Për 10 vjet, Tetova me 10 mijë nxënës më pak! Në Gjimnazin “7 Marsi” nga 1300, numri ka rënë në 400 nxënës

TË FUNDIT

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë.

U themelua 10 vite më parë. Vitin shkollor 2015/16 e nisi 1300 nxënës në 48 paralele.

Sot ka vetëm 400 nxënës në shpërndarë në 32 paralele të katër viteve të ndryshme.

Në vitin e parë sivjet janë regjistruar vetëm 90 nxënës, tregon drejtori Ismail Vlashi.

Përgjegjës i arsimit në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti, tregon se numri i nxënësve çdo vit është në rënie si në shkollat fillore po ashtu edhe në të mesmet. Këtë vit shkollor Tetova ka 134 nxënës më pak, që i bie diku katër apo pesë paralele më pak.

Për 10 vite Tetova ka humbur rreth 10 mijë nxënës. Arsye e kësaj shihet ulja e natalitetit por edhe emigrimi në masë të madhe. Vihet re interesimi më i madh për shkollën e mjekësisë, për shkak se pas përfundimit, të rinjtë më lehtë gjejnë punë në vendet e Bashkimit Evropian, sidomos në Gjermani.