Qindra pensionistë nga i gjithë vendi në shenjë proteste u mblodhën përpara Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve. Kërkuan takim me kryetaren Stanka Trajkova, e cila nuk e përkrah protestën, por e njëjta nuk i mirëpriti. Kërkesat kryesore janë pension minimal prej 18 mijë denarë dhe Qeveria t’ua rrisë pensionet në mënyrë lineare për 3.500 denarë.
-Tani lejoni të jetojmë të lirë, na jepni një pension minimal, nuk duhet më shumë, llogaritni nga paga mesatare. Si mundet që ju deputet, e opozitës e të pushtetit, për shtatë minuta të gjithë të votoni 78% e për ne nuk mund të gjeni kohë. Ju ftoj urgjentisht të mblidheni dhe të sillni ligj për pagë minimale, të jetojë edhe ai që kërkon nëpër kontejnerë. Është turp që një pensionist që ka punuar 40 vjet të kërkojë nëpër kontejnerë.
Pensionistët deri te autoritetet shtetërore dërguan shumë porosi e mes tjerash edhe te Ministri i Shëndetësisë për mungesën e shiritave për diabetikët dhe shtrenjtimin e ilaçeve.
-80% e pensionistëve janë me diabet, 9 muaj nuk kemi shirita dhe mjete. Ku po shkojnë paratë tona 12 milionë euro që vijnë, kush po i shpenzon dhe ku shkuan. Këtu ka vetëm njerëz të sëmurë e që kanë pak para, unë jam me diabet, në muaj për ilaçe jap 4.000 dënarë vetëm për mua, e për familjen si të përkujdesem, rrymën me çfarë ta paguaj, ujin, taksat komunale…
Prej këtu ata u drejtuan për te Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale për t’i adresuar kërkesat që kanë. Kërkojnë gjithashtu rritje të kompensimit për asistencë sociale për personat që kanë mbetur të papunë deri në realizimin e të drejtës për pension dhe rritje të kompensimit për mobilitet.
