Pensionistët e Tetovës bllokojnë rrugët, për mosplotësimin e kërkesave do ta informojnë edhe BE-në dhe ambasadat

TË FUNDIT

Pensionistët e Tetovës bllokuan rrethrrotullimin “tek monopoli” në Tetovë, në shenjë proteste për mos plotësimit të kërkesave të tyre.

Nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për rritje lineare të pensioneve dhe pension minimal prej 20.000 denarësh.

 “Bashkojuni protestës sonë. Pushteti po na neglizhon, po na poshtëron, nuk na i bën pensionet siç i kërkojmë ne. Ata mbushin xhepat e tyre, rrisin rrogën me 78 për qind, ndërsa neve po na poshtërojnë. Bashkohuni qytetarë na ndihmoni”.

 “Shtrenjtim i madh njeri s’mund as me bukë të ngihet”.

 “Kërkojmë rritje prej 5000 denarëve dhe pensioni minimal të jetë 20.000 denarë. Ata na thanë do na rrisin pensionin 6.3 dhe këtë nuk e bënë. Le ti marrin edhe këto nuk i duam, le ti plotësojnë vrimat e buxhetit me paratë tona, se për ata s`është problem rritja prej 78 për qind. Ne duhet ta mbulojmë zbrazëtirën”.

Pensionistët paralajmërojnë vazhdim të protestave dhe radikalizmin e tyre, ndërsa nga nesër edhe me reagim në zyrën e BE-së dhe ambasadat në vendin tonë.

 “Do vazhdojmë edhe më tej, nuk heqim dorë nga kërkesat tona. Protestat tona do vazhdojnë në nivel ndërkombëtar. Do u drejtohemi institucioneve ndërkombëtare, BE-së, ambasadës amerikane e tjera. Meqë Qeveria jonë nuk ka vesh për kërkesat tona, në do njoftojmë institucionet ndërkombëtare, që ta shohin se çfarë pensionesh ka shteti jonë”.

Pas gjysmë ore bllokim të hyrje-daljes së qytetit të Tetovës, pensionistët u shpërndanë duke brohoritur, “Dorëheqje për ministren e punës dhe politikës sociale”.