Panairi i Tregtisë së Shërbimeve CIFTIS 2026 u hap të mërkurën në Pekin, teksa Kina përpiqet për zgjerimin e hapjes në tregtinë e shërbimeve në periudhën e Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030).

I mbajtur në datat 09 -13 shtator në Parkun Shougang, një zonë e rinovuar industriale dhe vendzhvillimi i Lojërave Olimpike Dimërore 2022, CIFTIS ka tërhequr pjesëmarrës nga 90 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare, me mbi 1800 kompani që ekspozojnë në vend. Ndër ta, 473 kompani janë të listës Fortune Global 500, përfshirë liderë të industrisë, si Honeywell, Johnson & Johnson dhe Siemens.
Nën temën “Shërbime Globale, Mirëqenie e Përbashkët”, CIFTIS i këtij viti përfshin një Samit Global të Tregtisë në Shërbime, për herë të parë, të zhvilluar bashkë nga Organizata Botërore e Pronës Intelektuale. Gjithashtu, gjatë panairit do të zhvillohen një sërë forume dhe aktivitete për lidhje biznesi.
Zv/presidenti i Zimbabves, Constantino Chiwenga tha se pritet që CIFTIS të krijojë më shumë mundësi investimi në fushat e konferencave, ekspozitave, infrastrukturës dhe shërbimeve digjitale, duke shtuar se kjo do të ndihmojë Zimbabven të identifikojë mundësi për tregti në shërbime, të ndërtojë kapacitete eksporti dhe të tërheqë partnerë të besueshëm në teknologji, financë, turizëm, arsim dhe kujdes shëndetësor.
Zv/kryeministri dhe ministri i ekonomisë, investimeve dhe industrisë i Bullgarisë, Alexander Poulev tha në samit se tregtia e shërbimeve është një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve Kinë-Bullgari.
“Dëshirojmë të shohim më shumë produkte bullgare të arrijnë në tregun kinez dhe më shumë kompani bullgare të ndërtojnë partneritet afatgjatë me bizneset kineze,” tha ai.
Mbi 100 produkte dhe shërbime të reja do të bëjnë debutimin e tyre në CIFTIS, duke përfshirë fusha si informacioni e komunikimi, teknologjia financiare, si dhe kujdesi shëndetësor digjital dhe inteligjent.

