Kundërmon në hyrje në mish të pjekur dhe patate të fërguara, gjeraqina e fqiut mi ka mbytur pëllumbat, qentë e pastrehë lehin fortë, na shqetësojnë, nuk mund të flemë…
Këto janë vetëm një pjesë e ankesave që thujse çdo ditë arrijnë në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, njofton drejtori i kësaj Agjencie, Nikollçe Babovski në intervistë për MIA.
Një nga raste më absurde është se një pensionere nga Shkupi, e cila nëpërmjet internetit ka blerë makinë për qepje nga një kompani e huaj. E ka paguar me kartelë 50 dollarë, por në vend të saj, në postën e saj ka fituar dy maska të materialit.
Deri te AUV arrijnë edhe çështje të llojit- nëse dhe sa është e shëndetshme buka “Tonus”, çfarë ndikimi ka në florën e zorrëve, nëse elbi shkakton alergji, buka që e kam blerë është “e gjallë”, nuk është e pjekur…
“Kur them institucione, mendoj edhe në komunat, agjencitë, drejtoritë, ministritë, por, normalisht dhe në Qeverinë. Palët ankohen te ne për makinën për qepje dhe për atë të parashtrohet ankesë është me të vërtetë e keqe. Por ka edhe ankesa që lidhen për ferma, kafshë dhe objekte për strehim të kafshëve, të cilat gjithashtu nuk janë ingerencë e jona. Njerëzit duhet ta dinë se ai është për shembull problem komunal”, tha Babovski./TV21
