“Motivimi, përkushtimi dhe para se gjithash profesionalizmi juaj, me të cilën çdo ditë i kryeni detyrat e juaja gjatë kësaj krize shëndetësore të shkaktuar nga Kovid-19, te unë dhe besoj edhe te të gjithë qytetarët tanë ngjall ndjenjën e sigurisë dhe qetësisë”.
Me këto fjalë iu drejtua presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski drejtoreshës dhe një pjesë të personave mjekësor të Klinikës së infektologjisë gjatë video – lidhjes që e realizoi sot.
Gjatë kësaj, ai u njoftua edhe për gjendjen momentale në Klinikë, për kapacitetet strehuese dhe gjendjen shëndetësore të pacientëve.
“Ju inkurajoj të vazhdoni me tempon e njëjtë dhe sakrificën që të kujdeseni për pacientët dhe në numër më të madh të njëjtit të shërohen që të dërgohen në shtëpi te të afërmit e tyre. Përmbahuni në këtë sfidë, të gjithë jemi me ju”, u ka thënë më tej Pendarovski.
Nga ana tjetër, personat mjekësor e kanë njoftuar presidentin Pendarovski edhe për rreziqet e mëdha që i ka puna e tyre dhe për pajisjen në dispozicion të mjekëve.
Ata bashkërisht kanë dërguar apel te të gjithë qytetarët, t’i respektojnë masat për parandalim të shpërndarjes së virusit Kovid-19.
