Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani

TË FUNDIT

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani. Nga kabineti i shefit të shtetit njoftojnë se do të realizojë takime të ndara me presidentin gjerman Frank Valter Shtajnmaer dhe me ministrin e jashtëm Hajko Mas. Pendarovski gjithashtu do të jetë mysafir nderi në darkën e organizuar nga Instituti Aspen në Berlin.