Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti ambasadorët e sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut para se të nisej për në vendet e huaja ku do t’i kryejnë detyrat e tyre diplomatike.
Nga kabineti i Presidentit informojnë se në takimin morën pjesë Sashko Todorovski – ambasador në Republikën Çeke, Goran Cekov – ambasador në Japoni, Svetlana Geleva – ambasadore dhe përfaqësuese e përhershme në Këshillin e Evropës, Biljana Stefanovska Sekovska – ambasadore në Komonvetin Australi, Beti Jaçeva – ambasadore në Mbretërinë e Hollandës, Dragan Jordanovski – ambasador në Republikën e Estonisë, Lidija Boskovska – Ambasadore në Republikën greke dhe Milaim Fetai – ambasador në Republikën e Kroacisë.
Presidenti Pendarovski ambasadorëve u tha se nga ata pret që t’i mbrojnë kryesisht dhe ekskluzivisht interesat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Pres që të jeni proaktiv në zbatimin e politikës sonë të jashtme, të veproni në mënyrë të përshtatshme dhe t’i përgjigjeni sfidave të politikës së jashtme. Ju e keni privilegjin, por edhe përgjegjësinë e madhe për të vazhduar punën për reputacionin ndërkombëtar të vendit”, theksoi Pendarovski në takim.
Presidenti u uroi shëndet dhe sukses ambasadorëve tanë të rinj në kryerjen e angazhimeve të tyre të përgjegjshme diplomatike.
