Pendarovski nuk komenton ngjarjet në Hasanbeg, MPB-ja është kompetente të japë kualifikim

TË FUNDIT

Presidenti Stevo Pendarovski sot deklaroi se nuk mund të japë koment për ngjarjet e mbrëmshme në lagjen Hasanbeg kur ora policore ishte shkelur prej disa qytetarëve me protestë në rrugë, pasi nuk i ka të gjitha informatat e nevojshme si dhe se kjo gjë është në kompetenca të MPB-së.

“Sot do t’i marr këto informacione pasi mbrëmë vonë përfunduan të gjitha aktivitetet e MPB-së në këtë pjesë. Megjithatë pa i marrë informacionet e plota nuk mund të jap vlerësim. Pres këtë punë, klasifikimin e ngjarjes, nëse eventualisht do të ketë masa ndaj disa personave ta japin organet kompetente. Ky organ para së gjithash është Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi Pendarovski në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kazermën në Tetovë./MIA