Pendarovski: Në BE nuk shkohet si vend i askujt, si pemë pa rrënjë

TË FUNDIT

Ka ardhur koha të pyesim veten çfarë bëjmë përballë kulturës së harresës dhe moskujdesit i cili dominon, sepse për Evropën nuk janë të rëndësishme vetëm reformat gjyqësore dhe burokratike, por edhe investimi ynë kulturor. Në Bashkimin Evropian janë anëtare vende me zhvillim unik sociokulturor, aty nuk shkohet si vend i askujt, si pemë pa rrënjë, theksoi presidenti Stevo Pendarovski sot në fjalimin vjetor në Parlament.

Ne, siç theksoi shefi i shtetit, kemi vepra botërore referente në këtë plan dhe nuk duhet të lejojmë të jemi përjashtim nga ky rregull, për veten tonë, jo për ta. Prandaj nevojitet kujdes shumë më i madh për gjuhën tonë, për institucionet tona kryesore kulturore, për përmendoret tona, për shenjat vitale të identitetit tonë.

“Kontestimet me dekada të identitetit tonë, na shtynë të kthehemi më shumë drejt mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë nacionale kulturore. Megjithatë, në tranzicion, për fat të keq, mbisundoi koncepti vulgar neoliberal i komercializimit të tërësishëm edhe në sferën e kulturës që në thelb mbyti shumë aksione kreative të mendjes”, tha Pendarovski.