Pendarovski: Ligji për diskriminim ishte një hap drejt parimeve dhe rregullave evropiane

TË FUNDIT

Ligji për diskriminim ishte  hap i madh në lidhje me arritjet  e parimeve dhe rregullave evropiane dhe disa parlamente evropiane atë na e parashtruan si kusht formal për datë të negociatave me BE-në, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë.

Ai shfaqi pritje se Parlamenti i ardhshëm  atë çështje do ta vendosë  në një nga mbledhjet  më urgjente, sepse, siç theksoi,  të jesh kundër ligjit  me përmbajtje të tillë në shekullin 21, madje edhe në Ballkan është e turpshme.

I pyetur për atë se si ka ndodhur të nënshkruajë dekret  për Ligjin e diskriminimit që nuk ishte vendosur  me numrin e nevojshëm të votave, Pendarovski, tha se atje ekziston një e pavërtetë flagrante, ku në një frazë flitet se ” faji” për atë punë është në Kabinetin e presidentit të shtetit dhe në Kuvend.

“Faj  në kabinetin e presidentit dhe te unë nuk ka, ndërsa faj ka te  shërbimet kuvendore  dhe atje ku e quajmë Parlament i shtetit. Ku dhe si , do të pyetni atje”, tha Pendarovski.

Si dëshmi për atë, Pendarovski potencoi se Ligji nuk është nënshkruar  nga Ivanovi dhe konsiderohet  se ka veto  dhe kthehet prapa në Kuvend,  kur ata mendojnë  se ligji i votuar me shumicë të zakonshme mund të votohet me shumicën e njëjtë, megjithatë Kushtetuta  është absolutisht e qartë  edhe për këtë kategori të ligjeve nëse është kthyer nga presidenti  duhet të ketë 61 vota.

“Në atë kohë, kur ndodhte kjo, këshilltarët e mi komunikonin  me njerëzit në Kuvend  që t’u thonë se është bërë  gabim procedural, megjithatë kjo nuk kishte efekt  dhe erdhi te unë për nënshkrim. Kur vjen për herë të dytë ligji te unë, unë nuk kam të drejtë ta refuzoj për nënshkrim. Nuk mundem  ta refuzoj, duhet ta nënshkruaj megjithëse Gjykata Kushtetuese e refuzoi, sipas meje me  bazë të qartë të kristaltë juridike”, deklaroi Pendarovski./MIA