Pendarovski: Është e turpshme dhe pa presedan politikisht të polemizohet nga pozita e një funksionari të lartë ushtarak

TË FUNDIT

Nuk ekziston  asnjë Armatë  në botë rang ushtarak i lartë i së cilës, kolonel, diskuton  për politikë në mediume me ministrin aktual të mbrojtjes. Ajo e humb kredibilitetin e Armatës, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet  e sistemit.

Kështu presidenti Stevo Pendarovski sot u përgjigj në pyetjen  e gazetarëve rreth qëndrimit të tij në lidhje me  kërkesën  e ministres  Radmilla Shekerinska për ndryshime në Ligjin për shërbim në Armatë në të cilat qëndron  personat e lartë ushtarak të mos munden të jenë anëtarë të partisë.

E ngrita, tha Pendarovski, këtë çështje  në Këshillin e fundit të sigurisë. Mendoj se bëhet fjalë për një situatë pa presedan.

“Kjo është situatë pa presedan e cila sa më shpejtë duhet të tejkalohet. E turpshme është për njerëzit që e bëjnë, por është edhe shkatërruese për imazhin e institucioneve. Nëse ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për shërbim në Armatë janë në këtë drejtim,  mbështes ç’farëdo lloj  ndryshim normativ të nevojshëm  që do ta parandalojë atë.  Nëse jeni kandidat në zgjedhje,  gjatë fushatës liroheni  nga detyrat e armatës dhe në atë periudhë  jeni politikan dhe kandidat për funksion politik. Dilni jashtë institucionit, hyni në politikë,  organizohuni  në mënyrë të pavarur ose  në parti politike dhe mund të  komentoni nesër në mëngjes. Kur jeni brenda në strukturën e Armatës, veçanërisht në një  sektor të tillë të ndjeshëm siç është Armata, policia, atëherë kjo është situatë pa presedan”, përmendi Pendarovski.

Presidenti plotësoi se raste të polemizimit  politik  me udhëheqësinë aktuale ka edhe në Agjencinë e Inteligjencës, si dhe në institucione tjera, gjithashtu, është pa presedan