Pendarovski e Kurti bisedojnë në telefon për pandeminë, bashkëpunimin bilateral dhe rajonal

TË FUNDIT

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka pasur bisedë telefonike me Albin Kurtin, ushtrues i detyrës, kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në bisedën, me kërkesë të palës kosovare, kumtoi kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski dhe Kurti shkëmbyen mendime dhe informacione për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve fqinje, si dhe për situatën aktuale politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan për pandeminë e KOVID-19, masat e marra në të dy vendet për mbrojtje nga koronavirusi dhe ballafaqimin me pasojat e pandemisë. Në këtë drejtim u konkludua se me rëndësi të madhe është bashkëpunimi midis vendeve në baza bilaterale dhe rajonale, si dhe mbështetja që Bashkimi Evropian i jep rajonit në mënyrë që të rikuperohet nga kriza, jo vetëm në plan shëndetësor, por edhe ekonomik”, qëndron në kumtesë./MIA