PDSH kërkon orar më tolerant për lëvizje gjatë Ramazanit

TË FUNDIT

Kryetari i Departamentit Ekonomik pranë PDSH-së, Bardhyl Dauti, që njëkohësisht është edhe Ministër për Investime të Huaja, në Qeveri ka kërkuar orar të ri të regjimit policor që favorizon lëvizje të lirë të qytetarëve me një orar më fleksibël dhe tolerues gjatë muajit të Ramazanit, informojnë nga Partia Demokratike Shqiptare, përcjell tv21.tv.

“Në këtë drejtim, njëkohësisht, duke respektuar masat e distancës sociale dhe kufizimin e takimeve grupore përgjatë periudhës 30 ditore të muajit të Ramazanit, si masa të përshtatshme që i ndihmojnë shëndetësisë publike të menaxhojë ritmin aktual dhe potencial të infektimeve të qytetarëve me virusin e njohur, si ministër i PDSH-së, zyrtarisht propozova në mbledhjen e 42 të qeverisë, që të aplikohet një orar i ri i regjimit policor që favorizon lëvizje të lirë të qytetarëve me një orar më fleksibël dhe tolerues, nga ora 19:00 e mbrëmjes deri ora 07:00 e mëngjesit” ka shpjeguar Dauti./TV21