Keni rroba me ngjyrë, çarçafë që nuk shkëlqejnë, peshqirë që nuk zbardhen si më parë? Ky është një problem që e ka çdo familje, por për gjithçka ka një zgjidhje.
Me siguri nuk e dinit, por piperi është trendi i ri i larjes së rrobave në lavatriçe. Piperi, jo vetëm zbardh rrobat e bardha dhe i jep shkëlqim aty me ngjyrë, por ndihmon edhe në largimin e shkumës së tepërt të detergjentit gjatë larjes. Ky truk i lehtë me piper, ndihmon gjithashtu që lavatricja juaj të punojë më mirë.

Mjafton të hidhni një lugë piper në çdo larje në vendin e detergjentit, duke e bashkuar me ilaçin e zakonshëm të rrobave dhe do shikoni çfarë do të ndodhë.
