Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani ka gjithsej 14.744.643 të infektuar me virusin e ri korona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 610.778, ndërsa janë shëruar 8.792.897 persona.
Tiranë – Situata epidemiologjike me Kovid-19 në Shqipëri vazhdon të jetë serioze, vlerësoi sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke bërë të ditur se mesatarisht në bazë ditore gjatë javës së kaluar ka pasur nga 90 të infektuar të rinj. Trend shqetësues të rritjes shënon edhe numri i atyre të cilëve iu nevojitet mjekim spitalor, prandaj për momentin janë të hospitalizuar 123 pacientë, që është trefish numër më i lartë në krahasim me fazën e parë të sëmundjes, në të cilën aktivë janë 1.706 persona. Sipas Ministrisë gjatë 24 orëve të kaluara në Shqipëri janë bërë 267 teste, me çka rezultate pozitive janë marrë te 81 persona ose gjithsej deri më tani janë infektuar 4.171. Njëkohësisht në listën e të shëruarve janë numëruar dyzetë ose gjithsej 2.352, ndërsa ka ndërruar jetë një person gjegjësisht 113 gjithsej.
Prishtinë – Në Kosovë dje janë regjistruar 142 të infektuar të rinj nga Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga paraqitja e epidemisë arriti deri në 5.877. Prej tyre kanë ndërruar jetë 139 të infektuar, prej të cilëve katër dje. Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar edhe 101 të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm me Kovid-19 dhe që kanë mundur sëmundjen arriti deri në 3.069. Bartës aktivë të virusit në vend janë 2.669 persona. Dje janë realizuar 485 teste, ndërsa që nga fillimi i pandemisë gjithsej 31.540 testime.
Zagreb- Në Kroaci gjatë 48 orëve të fundit janë konfirmuar 25 të infektuar të rinj me virusin korona, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë, bëri të ditur sot Shtabi Nacional për Mbrojtje Civile. Prej 25 shkurtit, kur ishte regjistruar rasti i parë në Kroaci, deri më sot ka gjithsej 4.370 të infektuar, ndërsa kanë ndërruar jetë 122 persona.
Podgoricë – Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 95 të infektuar të rinj me virusin korona dhe dy raste të vdekjes. Të infektuarit e rinj janë identifikuar në mesin e 614 mostrave të analizuara. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi tani është 1.861.
Bagdad – Në Irak sot janë konfirmuar 2.163 raste të reja të virusit korona, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 94.693,informon Si-En-En. edhe 88 persona kanë ndërruar jetë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes që nga fillimi i pandemisë arriti 3.869.
Nikozi – Ministria e Shëndetësisë e Qipros bëri të ditur se prej 1.565 testeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Kovid-19, me çka numri i rasteve të reja mbeti i njëjtë, gjegjësisht 1.038 persona.
Athinë – Sipas të dhënave të Organizatës Nacionale për Shëndet Publik të Greqisë, gjatë 24 orëve të kaluara një person ndërroi jetë nga Kovid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja, prej të cilave dy nga testet e bëra në pikat hyrëse të vendit. Që nga fillimi i epidemisë janë infektuar 4.012 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 195 persona.
Beograd – Në 24 orët e kaluara në Serbi, edhe 10 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, duke e rritur atë në 482, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar në një konferencë për shtyp. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, në 24 orët e fundit, 8.349 persona janë testuar për koronavirus dhe janë regjistruar 359 raste të reja. Në respiratorë janë 190 persona. Lonçar tha se 550 punonjës shëndetësorë janë pozitivë dhe 50 janë në spital. Numri i personave të shëruar është 14.114, tha ministri Lonçar. Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar 21.2253 raste të infeksionit. Shkalla e vdekshmërisë është 2.27 për qind. Numri i të shtruarve në spital është 4.762, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.623. Në Serbi, janë testuar gjithsej 558.440 njerëz, të cilët i kanë plotësuar kriteret për vërtetimin e rastit. Epidemiologu Predrag Kon deklaroi se megjithëse situata epidemiologjike është “e paqëndrueshme dhe madje e pafavorshme”, kurba e personave të infektuar të rinj në Serbi po barazohet. Një vatër e re e koronavirusit është Uzhice, ku aktualisht janë 23 pacientë me respiratorë.
Bern – Shërbimi shëndetësor zviceran (BAG) njoftoi sot se në 24 orët e fundit, 43 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Zvicër dhe në Lihtenshtajn. Kjo është dy herë më pak se një ditë më parë kur pati 99 raste të reja, ndërsa të shtunën kishte 110. Në total, 33.634 njerëz kanë testuar pozitiv që nga fillimi i epidemisë. Deri më tani, 1.688 njerëz kanë vdekur. Që nga fillimi i epidemisë, janë kryer 728.229 testime, ndërsa 5.5 për qind ishin pozitive për koronavirusin.
Uashington – Numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet me shpejtësi në të gjithë SHBA-në, ku pothuajse 3.8 milionë njerëz janë sëmurë dhe të paktën 140.000 kanë vdekur. Disa vende janë në një situatë shumë të vështirë, përfshirë edhe Floridën, ku nuk ka asnjë në kujdes intensiv në pothuajse 50 spitale. Presidenti amerikan Donald Tramp, megjithatë, vazhdon të pretendojë se pandemia do të jetë nën kontroll, ndërsa ekspertët e shëndetit dhe guvernatorët nga të dy partitë paralajmërojnë se është e nevojshme një përgjigje më e fortë në nivel kombëtarë për zgjidhje të krizës në rritje në vend. Në Majami Biç, Florida, të shtunën në mbrëmje kishte orë policore. Në Qarkun Hidalgo, Teksas, pacientët presin deri në 10 orë për një kontroll.
Pekin – Në kryeqytetin e rajonit autonom Sinxhiang, shtëpia e grupit etnik mysliman ujgur të Kinës, është shpallur karantinë pasi autoritetet marrin masa të rrepta dhe gjithëpërfshirëse për të ndaluar numrin në rritje të rasteve të reja. Në qytetin Urumki, dje u regjistruan 17 infeksione lokale, që do të thotë se 47 raste janë zbuluar që nga e mërkura e kaluar, raportoi CNN. Sipas autoriteteve shëndetësore në Siinxhiang, asnjë rast nuk është raportuar pothuajse pesë muaj më parë. Në krahasim me javën e kaluar, 50 raste asimptomatike janë regjistruar në Urumki. Në Kinë, rastet asimptomatike nuk konsiderohen raste të konfirmuara.
Nju-Delhi – India në 24 orët e fundit, ka regjistruar 40.425 raste të reja me Kovid-19 që është rritja më e madhe ditore e numrit të të infektuarve që nga fillimi i epidemisë, kumtoi Ministria indiane e Shëndetësisë. Sipas Qeverisë indiane, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuar me koronavirus në Indi ka arritur në 1.118.043, ndërsa India renditet e treta në botë për nga numri i të infektuarve, pas SHBA-së dhe Brazilit. Edhe 681 njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i epidemisë në 27.497, njofton CNN. Autoritetet në Nju-Delhi kumtuan se deri më tani më shumë se 14 milionë njerëz janë testuar në të gjithë vendin.
