Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 22.418.292 persona. Prej tyre kanë vdekur 786.671, ndërsa janë shëruar 15.132.395 njerëz.
– Në Kosovë në 24 orët e fundit janë evidentuar nëntë persona të vdekur te të cilët është konfirmuar prania e koronavirusit. Me këtë, numri i viktimave nga epidemia e Kovid-19 u rrit në 425. Në periudhën e njëjtë janë regjistruar edhe 162 raste të reja të të infektuarve (gjithsej 11,848 nga paraqitja e epidemisë) dhe 122 pacientë të shëruar, me çka numri i personave të cilët e kanë mposhtur sëmundjen arriti deri në 7.684. Raste aktive në vend gjithsej janë 3.739. Dje janë kryer 470 testime ndërsa nga paraqitja e infeksionit gjithsej 45.397 testime.
– Organizata kombëtare për shëndet publik e Greqisë kumtoi për 217 raste të reja me Kovid-19 dhe tre raste të vdekjes. Numri i tërësishëm i personave të sëmurë në vend u rrit në 7.684, ndërsa vdiqën gjithsej 235 persona.
– Në 24 orët e fundit në Qipro është regjistruar numër i rritur i rasteve me Kovid-19 në krahasim me ditët e kaluara. Nga 3.372 testime të kryera, pozitivë janë 26 persona, prej të cilëve 11 raste janë nga strishot e analizuara në qendrën pranuese për emigrantë. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 1.385 raste.
– Në Kroaci në 24 orët e fundit janë paraqitur 219 raste, që është rekord i ri i të saposëmurëve me Kovid-19, ndërsa dy persona vdiqën. Nga fillimi i epidemisë në Kroaci me koronavirusin e ri janë infektuar 7.074 njerëz, prej të cilëve 168 kanë vdekur, ndërsa 5.386 janë shëruar.
– Në Bosnja e Hercegovinë për një ditë janë regjistruar 12 raste të vdekjes nga pasojat e Kovid-19, me çka numri i tërësishëm i të vdekurve u rrit në 504. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 304 të saposëmurë, me çka numri i tërësishëm i të infektuarve u rrit në 16.602 njerëz.
– Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë paraqitur 42 persona të saposëmurë me Kovid-19, me çka numri i tërësishëm i të infektuarve arrin 4.174.. Nga fillimi i qershorit në vend nuk ka rast të vdekjes, ndërsa nga fillimi i epidemisë kanë vdekur 80 njerëz.
– Në Spanjë për një ditë janë shënuar 3.715 të saposëmurë, që është rekord i ri ditor pas zvogëlimit të masave restriktive kah fundi i qershorit. Gjithashtu janë regjistruar 6.671 persona të shëruar me çka numri i tërësishëm u rrit në 370.867 njerëz.
– SHBA-ja edhe më tutje është në vendin e parë në botë sipas numrit të të infektuarve dhe njerëzve të vdekur. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.011 raste, me çka numri i tërësishëm i të infektuarve arrin 5.666.985, prej të cilëve 175.490 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 3.013.595 njerëz.
