Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të fundit, në botë me virusin korona janë infektuar 20.378,854 persona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 741.631 persona, ndërsa janë shëruar 13.280,356.

-Në Kosovë dje janë regjistruar 13 të vdekur, 171 të saposëmurë dhe 190 të shëruar nga kovid-19. Përfshirë rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga paraqitja e epidemisë arriti deri në  10.590. Prej tyre kanë ndërruar jetë 354 të infektuar, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të cilët paraprakisht ishin diagnostikuar me Kovid-18 dhe e mposhtën sëmundjen arriti në 6.248. Bartës aktiv të virusit në vend janë 3.988 persona. Dje janë bërë 463 teste, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 41.615 testime. Në klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitale rajonale trajtohen 628 pacientë për të cilët ekziston dyshim se janë infektuar nga Kovid 19, ndërsa te 440 prej tyre sëmundja është konfirmuar. Nga të hospitalizuarit, 41 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Prej tyre 14 janë në respiratorë dhe 27 me maska CPAP, bënë të ditura autoritetet shëndetësore të Kosovës.

-Gjatë 24 orëve të kaluara në Greqi përsëri është regjistruar numër i rritur i rasteve të reja me Kovid-19. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik kumtoi 196 raste, prej të cilave 20 janë nga testet e bëra në pikat hyrëse në vend, ndërsa nga virusi korona ndërroi jetë një person. Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë u rrit në 5.942 persona, ndërsa ndërruan jetë 214 persona.

-Ministria e Shëndetësisë së Qipros kumtoi 25 raste të reja me Kovid-19 prej 4.024 testeve të bëra, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara u rrit në 1.277. Pas një kohe të gjatë në Qipro është regjistruar edhe një rast vdekje nga Kovid-19. Që nga fillimi i epidemisë, ndërruan jetë 27 persona pozitivë në virusin korona, ndërsa te 20 prej tyre Kovid-19 ishte shkak për vdekje.

-Në Indi janë konfirmuar  53.601 raste të reja me virus korona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është gati 2,3 milion, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë. Nga virusi korona humbën jetën 871 persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes arriti në 45.257.

-Autoritetet në Butan sot vendosën masa urgjente për izolim për herë të parë për shkak të epidemisë së virusit korona, pasi një person që u kthye në vend ishte pozitiv pasi e kishte lëshuar karantinën. Me rastin e fundit, ka 113 raste të konfirmuara të infeksionit në këtë mbretëri të vogël me 750 mijë banorë, ndërsa ende nuk është evidentuar numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19. “Kërkojmë që të gjithë qytetarët të mbesin në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë ta mbrojnë veten dhe më të afërmit nga sëmundjet”, thuhet në kumtesën e qeverisë së Butanit. Qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave, shitoreve, zyrave…

-Numri i rasteve të konfirmuara me virusin korona në Gjermani është rritur për 966 – në 217.229, sipas të dhënave të sotme të Institutit “Robert Koh”. Edhe katër persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, ndërsa gjithsej 9.201 persona kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.

-Në Bolivi janë konfirmuar edhe 1.636 raste të virusit korona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 91.635, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Edhe 72 pacientë kanë ndërruar jetë nga virusi korona, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes është mbi  3.700.

-Edhe 705 persona ndërruan jetë nga virusi korona në Meksikë, ndërsa janë konfirmuar edhe 5.58 raste të reja të infeksionit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 485.836 persona. Meksika, me mbi 53 mijë raste të vdekjes, u gjend në vendin e tretë në botë për nga numri i rasteve të vdekjes nga virusi korona, pas Brazilit dhe SHBA-së dhe është në vendin e gjashtë në botë për nga numri i të infektuarve.

-Ministria japoneze e Shëndetësisë bëri të ditur se në atë vend janë konfirmuar 842 raste të reja me Kovid-19 dhe kjo është hera e parë gjatë 13 ditëve që numri i të infektuarve për 24 orë të jetë më pak se një mijë. Në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, janë konfirmuar 196 raste të reja të infeksionit, që është hera e parë gjatë dy javëve të fundit që numri i të infektuarve të jetë më i vogël se 200, transmeton Si-En-En.