Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 32.209.019 persona. Prej tyre vdiqën 983.767 pacientë, ndërsa u shëruan 23.752.955 njerëz.

-Në Greqi sot u regjistruan 342 raste të reja me Kovid-19, ndërsa vdiqën nëntë persona. Prej fillimit të epidemisë, janë infektuar 16.627, ndërsa vdiqën 366 persona.

-Për herë të parë pas një periudhe më të gjatë, në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk ka persona të vdekur nga Kovid-19. Raste të reja janë 134, përderisa u shëruan 100 persona. Prej fillimit të pandemisë deri më tani janë bërë 83.103 teste, përfshirë edhe 852 të fundit, Rezultat pozitiv ka tek 12.921 persona, në listën e të shëruarve janë regjistruar 7.239, vdiqën 370, përderisa aktivë me sëmundje janë 5.312 persona prej tyre në dy spitalet për kovid janë të hospitalizuar 186 pacientë.

-Në Kosovë, në 24 orët e fundit nuk pati asnjë të vdekur si pasojë e Kovid-19, kështu që numri i viktimave të pandemisë mbeti 616. Prej 592 testeve të bëra dje (64.320 që nga paraqitja e infektimit), si bartës të koronavirusit rezultuan 63 persona, me çka numri i të sëmurëve prej fillimit të pandemisë arriti në 15.333. Përfshirë 87 të shëruarit dje, numri i personave të cilët e mposhtën sëmundjen u rrit në 12.987. Bartës aktivë të virusit për momentin janë 1.730 persona.

-Në 24 orët e fundit në Itali u testuan 103.696 qytetarë, ndërsa u regjistruan 1.640 persona të infektuar. Nga mesatarja e fundit, edhe 20 persona vdiqën si rezultat i infektimit me koronavirusin e ri. me gjithsej 35.758 raste të vdekjes, Italia është në vendin e dytë në Evropë për nga numri i viktimave menjëherë pas Britanisë së Madhe. Italia e rriti dukshëm numrin e testeve në gjashtë muajt e fundit, kështu që për momentin po testohen 100.000 qytetarë në ditë.

-Në 24 orët e fundit, në Brazil janë regjistruar 33.281 raste të reja dhe 869 persona të vdekur. Sipas Ministrisë, gjithsej mbi 4,6 milionë raste me koronavirus janë paraqitur në Brazil, përderisa deri më tani kanë vdekur 138.977 persona. Brazili është në vendin e tretë në botë për nga numri i të infektuarve me virus, pas SHBA-së dhe Indisë, dhe i dyti për nga numri i rasteve të vdekjes, pas SHBA-së.

-India sot paraqiti 86.508 raste të reja të të infektuarve, ndërsa numri i përgjithshëm tejkaloi 5,7 milionë. India është në vend të dytë në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara me Kovid-19, pas SHBA-së. Ministria indiane e Shëndetësisë kumtoi se edhe 1.129 persona vdiqën nga virusi, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes prej fillimit të pandemisë është 91.149. India është në vend të tretë në botë sipas numrit të rasteve të vdekjes, pas SHBA-së dhe Brazilit.

-Sipas të dhënave të sotme të institutit Robert Koh, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani është rritur për 2.143 në 278.070. Edhe 19 persona vdiqën nga virusi, ndërsa prej fillimit të pandemisë vdiqën 9.428.

-Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 6.595 raste të reja me koronavirus në Rusi, që është rritja më e madhe ditore prej 12 korrikut, kumtoi Shtabi i krizës, Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 1.128.836, ndërsa Rusia është e katërta në botë sipas numrit të rasteve të konfirmuara. Nga raporti i fundit, 149 persona të tjerë vdiqën, me çka numri i përgjithshëm i viktimave arriti 19.948 persona.

-Në 24 orët e fundit në Hungari janë konfirmuar 750 raste të reja me koronavirus, ndërsa shtatë persona vdiqën, u kumtua në ueb-faqen qeveritare për ndjekje të epidemisë. Na atë vend për momentin ka 15.673 raste aktive. Prej fillimit të epidemisë, të infektuar janë gjithsej 21.200 persona, prej të cilëve 709 vdiqën.

-Në 24 orët e fundit në Bullgari janë regjistruar 160 raste të reja me Kovid-19, 51 më shumë se ditën e kaluar, ndërsa edhe 12 persona vdiqën, kumtuan autoritetet shëndetësore bullgare. Numri i përgjithshëm i rasteve në Bullgari arriti 19.283, ndërsa deri më tani janë rikuperuar 13.867 pacientë, përderisa për momentin në spital janë 726 persona, prej të cilëve 29 janë në kujdes intensiv.

-Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 232 raste të reja dhe katër raste të vdekjes, kumtoi Shtabi nacional për mbrojtje civile. U testuan 5.351 persona. Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 1.200. Mes tyre, 266 pacientë janë në spital, prej të cilëve 24 janë në aparate për frymëmarrje. Prej fillimit të epidemisë në Kroaci, janë infektuar 15.572 persona, prej të cilëve 261 vdiqën.

-Në 24 orët e fundit u konfirmuan 122 raste të reja me koronavirus  në Slloveni, në bazë të 2.848 mostrave të testuara, u kumtua në ueb-faqen qeveritare për parandalim të epidemisë. Dy pacientë të tjerë vdiqën ditën paraprake. Prej fillimit të epidemisë në Slloveni, gjithsej janë infektuar 4.816 persona, prej të cilëve 145 vdiqën.

-Në Poloni janë konfirmuar 1.136 raste të reja me koronavirus, që është numri më i madh prej fillimit të pandemisë. Gjithsej 82.809 rate me koronavirus u konfirmuan në Poloni, ndërsa 2.369 vdiqën si rezultat i infektimit.

-Për ditën e dytë me radhë ka rritje më të madhe ditore të numrit të rasteve të reja në Sllovaki. Në 24 orët e fundit u regjistruan 360 raste të reja në atë vend. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Sllovaki në atë mënyrë u rrit në 7.629, ndërsa u shënuan 41  raste të vdekjes, që është një nga shkallët më të ulëta të vdekshmërisë në botë.