Pasqyra ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 14.058.847 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 595.001 ndërsa janë shëruar 8.360.756 persona.

-Gjashtë të vdekur, 103 të infektuar të rinj dhe 95 të shëruar nga Kovid-19 u regjistruan në Kosovë gjatë ditës së kaluar. Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga autoritetet shëndetësore të Kosovës, 5.472 persona janë konfirmuar të infektuar me koronavirusin e ri deri më tani, nga të cilët 124 kanë vdekur dhe 2.640 janë shëruar. Bartës aktivë të virusit janë 2.708. Dje janë kryer 459 teste ndërsa 30.005 që nga fillimi i pandemisë.

– Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me Kovid-19 të cilët kanë nevojë për trajtim në spital, spitali “Shefqet Nroqi” në Tiranë është transferuar përsëri në Spitalin Kovid 2. Në këtë dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive aktualisht janë të shtruar 106 pacientë, dhjetë prej të cilëve janë me gjendja shëndetësore serioze, tha Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Sipas të njëjtit burim, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 431 testime, me ç’rast rezultat pozitiv kanë marrë 55 persona, 77 janë shëruar ndërsa tre persona kanë vdekur. Nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve është 3.906 (nga 34.906 testime) janë shëruar 2.214, kanë vdekur 107 ndërsa aktivë në sëmundjen janë 1.585 persona.

– Në 24 orët e kaluara në Greqi, është regjistruar një rast i vdekjes dhe 28 raste të reja të Kovid-19, 12 prej të cilëve janë pas testeve të kryera në pikat e hyrjes në vend. Që nga fillimi i epidemisë, 3.964 njerëz janë infektuar dhe 194 kanë vdekur.

– Ministria e Shëndetësisë e Qipros njoftoi se nga 1.329 testet e kryera gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar dy raste të reja të Kovid-19, me ç’rast numri i të infektuarve u rrit në 1.033 persona.

– Në 24 orët e fundit, 98 raste të reja të infeksionit me virus janë konfirmuar në Kroaci, kështu që në këtë moment numri i pacientëve është 1.192, kumtoi sot Shtabi kombëtar i Mbrojtjes Civile. Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 4.137, nga të cilat deri tani janë shëruar 2.825, që është 68.3 për qind. Janë testuar gjithsej 100.851 mostra, 1.437 në vetëm 24 orë.