Pasojat e mundshme te pacientët pas Covid-it! Jankullovski: Sulmon shqisat, sistemin nervor, mushkëritë

TË FUNDIT

Edhe përkundër asaj që qytetarët trajtohen si të shëruar, ata më së shpeshti pas një periudhe të caktuar përballen me post kovid pasojat. Punëtorët shëndetësorë thonë se kjo është rezultat i asaj që nuk dimë çfarë bënë Kovid-19 në organizëm. Tekniku në repartin për mikrobiologji, Denis Jankullovski, thotë se e gjithë kjo është risi për punëtorët shëndetësor dhe se ata simptome dhe ndryshime që paraqiten në organizëm, janë post kovid gjendje që nuk duhet të injorohen.

 “Thonë, shkojmë në punë, vazhdojmë, por ende nuk ndjehemi mirë, ende na mungon energji. Kjo me shumë gjasa është rezultat e gjithë asaj që nuk dimë se çfarë bënë virusi në organizëm. Sulmon shqisat, humbet shija, nuhatja dhe te disa kthehen pas disa muajve, te disa persona sulmon sistemin nervor, mushkëritë, ku përballen me disa ndryshime që dinë, mos e dhëntë Zoti, të përfundojnë në mënyrë fatale. Kështu që mësojmë ne në teren, mësojmë nga simptomat që na i tregojnë njerëzit, çdo ditë plotësohet fotografia me simptoma. Mjekët amë edhe ata mundohen në maksimum, luftojnë me një situatë, e më pas plotësohet me tjetër, ata D-dimeri që i përmendin, ndonjëherë vështirë kthehen, por të gjithë mësojmë dhe luftojmë në një mënyrë me gjithë situatën”, theksoi Denis Jankullovski – Teknik në Repartin për Mikrobiologji.

Momenti psikik si reagim post- kovid gjithashtu është shumë i rëndësishëm, mendon Jankullovski.

 “Psikiatërit dhe psikologët do të kenë shumë punë, shpresoj se nuk do të kenë, por realiteti është shumë më i ndryshëm. Njerëzit në fillimin e pandemisë ishin në panik, për shkak se nuk dinim me çfarë po ballafaqoheshim, muajin e fundit mendoj se kjo është pak më e theksuar për shkak të numrit të të vdekurve në nivel ditor dhe mendoj se duhet t’u ndihmohet njerëzve disi. E dini, një fjalë të bukur ngjall optimizëm dhe e gjithë kjo ndikon, te dikush më shumë, te dikush më pak, megjithatë ndikon”, shtoi Jankullovski.

Jankullovski mendon se me imunizimin masiv do të ulet numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi korona. Ai shton se me vaksinimin do të shkurtohet periudha e agonisë dhe ndjenjës së keqe për shkak se nuk kemi dalë dhe nuk jemi takuar me njerëzit. Jankullovski edhe një herë  përsëriti se vaksinimi nuk na mbron 100%, që do të thotë se njëjtë si për çdo vaksinë tjetër, mund të infektohemi por kjo do të rezulton në një formë shumë më të butë. Nga e hëna në sallën Boris Trajkovski fillon vaksinimi masiv. Do të punojnë 25 infermiere dhe 5 mjekë. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se së shpejti do të rritet numri dhe se në nivel ditor do të vaksinohen nga 7000 qytetarë.