Vetëm pak orë pas shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së, Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar kryetarin e ri të këtij komisioni.
Në vend të Dakës do të jetë gjyqtari Kreshnik Radoniqi.
“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, z.Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së znj. Valdete Daka”, thuhet në njoftimin e Dakës.
