Nis projekti për shtratin e “Lumit të Thatë” në Saraj, Shtrihet në 12 km, janë siguruar 6 milionë €! Pritet të përfundojë në vitin 2029

TË FUNDIT

Ka nisur realizimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit tё Thatë në fshatin Gllumovë të Sarajit, përcjell TV21. Projekti ka gjatësi 12 prej kilometrave, ndërsa për të njëjtin Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë ka siguruar 6 milionë euro. Sipas autoriteteve, i njëjti do të realizohet në periudhën 2026-2029.

“Si ministri kemi siguruar mbi 379 milionë denarë nga buxheti i MAJPH. Me rregullimin e këtyre 12 km, nga rruga për në fshatin Bojanë, deri në fshatin Gllumovë, ne mbrojmë drejtpërdrejtë shtëpitë, pronat dhe tokën bujqësore të mijëra qytetarëve të kësaj ane. Ajo që është më e rëndësishme, po i japim fund ndotjes. Po eliminojmë rreziqet për shëndetin e njerëzve gjatë periudhës së verës”, theksoi Muhamed Hoxha, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Bëhet fjalë për një angazhim shumëvjeçar, strategjik , i cili do të realizohet në periudhën 2026-2029, ndërsa punimet kanë nisur zyrtarisht më 7 korrik, 2026”, theksoi Muhamed Elmazi, kryetar i komunës së Sarajit.

Do të doja gjithashtu të falënderoja kryetarin e Çairit, bashkëkryetarin e VLEN-it, i cili, kur ishte ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, praktikisht nisi këtë projekt, i cili sot po bëhet realitet. Të falënderoj deputetët nga Saraji që luftojnë për më shumë projekte në komunën e Sarajit, dhe besoj se ky lloj bashkëpunimi në ekip sjell më shumë projekte dhe rezultate më të mira. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë atë që qytetarët presin nga ne politikanët. Edhe një herë, dua t’u falënderoj qytetarëve të komunës së Sarajit për tolerancën dhe durimin, që këto projekte kanë filluar të realizohen ngadalë, por sigurt”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.