Pasi ASH mori postin e zv/ministrit të Bujqësisë, Taravari takon bujqit e Strugodicës: Do t’u vlerësohet djersa

TË FUNDIT

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka nisur takime me qytetarët, një ditë pasi në Kuvend u votuan zëvendësministrat e rinj, me çka u finalizua hyrja e ASH-së në Qeveri, përcjell TV21.

Mes posteve që do të udhëheqë ASH-ja, është edhe ai i zëvendësministrit të Bujqësisë. Në këtë post do të qëndrojë Vjollcë Berisha.

Ai sot ka qëndruar në Strugodicë të Zelenikovës, fshat ky i banuar nga shqiptarët.

Strugodicasit kryesisht merren me bujqësi dhe pëpunimin e duhanit, ku Taravari u premtoi se me Aleancën për Shqiptarët në qeveri, do të vlerësohet djersa a tyre.

“Në ditët në vazhdim, zv.ministrja e bujqësisë znj.Vjollcë Berisha, do t’ju vizitojë dhe do të dëgjojë hallet tuaja, me qëllim të marrjes së masave konkrete për subvencionim”, u premtoi kryetari Arben Taravari të pranishmëve.

Është biseduar edhe për problemet e shumta infrastrukturore me të cilat ballafaqohen banorët në jetën e tyre të përditshme, e që kërkon zgjidhje imediate.

“Me qeverisjen tonë, shqiptarët në çdo cep do të kenë vëmendjen e njëjtë dhe nuk do të ndjehen të harruar nga pushteti”, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët gjatë vizitës në fshatin Strugodicë, njoftojnë nga ASH-ja.