Pashiniani dha dorëheqje, hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në Armeni

TË FUNDIT

Kryeministri armen, Nikoll Pashiniani, në një fjalim televiziv sot deklaroi se jep dorëheqje që të mundet në vend të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sot po e jap dorëheqjen me qëllim që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 20 qershor”, tha Pashinian, i transmetuar nga mediat ruse.

Pashiniani paraprakisht deklaroi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 20 qershor. Ai, gjithashtu, tha se formalisht dorëheqjen do ta japë në prill, me qëllim që të fillojë mekanizmi i shpërndarjes së parlamentit, por se qeverinë do ta kryesojë deri në zgjedhjet në qershor.

Sipas ligjit armen, zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen jo më herët se 30 dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së parlamentit.

Mekanizmi për shpërndarjen e kuvendit mund të iniciohet formalisht pas dorëheqjes.