“Pasaporta Korona” – Për banorët e BE-së u dakordua dokument i përbashkët për udhëtime

TË FUNDIT

Ministrat e Turizmit të BE-së, sot u pajtuan në video-konferencë për të hartuar dokument të përbashkët udhëtimi, që do të zbatohet për të gjitha vendet anëtare, njoftoi DPA.

Seanca e sotme u përqendrua në gjendjen e turizmit evropian, efektet nga pandemia, si dhe masat dhe kushtet për ardhjet e turistëve, ndërsa ministri kroat i Turizmit, Gari Gapelli tha se dokumenti, të cilin disa e quanin pasaporta-korona, i referohej pjesës së shëndetit dhe sigurisë sipas protokollit kur udhëtohet.

Sipas HTV, Kapelli tha që është rënë dakord se duhet të ekzistojë plan i përbashkët për menaxhimin e krizave, pavarësisht situatave individuale në shtetet.

“Turizmi përbën 10-11 për qind të BPB-së së BE-së dhe punëson 12 për qind të të punësuarve të përgjithshëm. Thelbësor është për përforcimin, në fakt shpëtimin e ekonomive kombëtare”, tha Kapelli, duke përmendur shembuj edhe nga vende tjera, krahas Kroacisë, të tilla si Italia, Spanja apo Greqia.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me mundësinë e vendosjes së korridorit për komunikacion turistik, ai shpreson që të arrihet marrëveshje deri në fund të majit, nëse jo në zonë të përbashkët, atëherë bilaterale me vendet e interesuara./MIA