Pas zgjedhjeve të 15 korrikut sërish në karantinë?

TË FUNDIT

Pas zgjedhjeve të 15 korrikut me shumë gjasa na pret karantinë për një periudhë të gjatë, pohoi Kryetari i “Konceptit Maqedonas”, Petar Bogojeski, në edicionin e sontëm të Debatit Zgjedhor në Televizionin 21. Ai këtë e thotë duke i parë edhe numrat e të infektuarve kohëve të fundit.

“Mendoj se pas zgjedhjeve na pret një periudhë e gjatë në karantinë, gjë të gjithë shpamngen që ta thonë, por numrat janë të tillë që sapo të mbarojnë zgjedhjet do të imponojnë karantinë të gjatë. Nuk dëshiroj që kjo t’i ndodh atdheut tonë, por nëse këtë e thonë ekspertët, duhet të sillemi siç thonë ata” deklaroi Bogojeski./TV21

#Bogojeski: Pas zgjedhjeve me shumë gjasa na pret karantinë e gjatë

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 2. Juli 2020