Pas shpërthimit shkatërrues në urën e Krimesë, rusët hakmerren me eksplodim të urës Klitschko në Kiev!

TË FUNDIT

Rusia mëngjesin e sotëm sulmoi urën Klitschko në Kiev, konfirmoi diplomati ukrainas Olexandar Sxherba.

“Ura e bukur Klitschko në Kiev u bombardua. Putin, seriozisht, kjo është përgjigja juaj ndaj urës së Krimesë? Sa i dëshpëruar që jeni?”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeqyteti ukrainas u godit nga një valë shpërthimesh, teksa shërbimet e emergjencës thanë se një numër njerëzish janë vrarë dhe plagosur.

Autoritetet thanë se sulmet në Kiev kanë lënë të vrarë të paktën tetë persona dhe 12 të plagosur.