Pas ShBA-ve, kompania e suksesshme ATS Group prezantohet edhe në Arabinë Saudite /FOTO

TË FUNDIT

Kompania nga Maqedonia e Veriut, ATS Group pas prezantimit të suksesshëm që e pati në edicionin e 44-të të Panairit Ndërkombëtar në ShBA, produktet e saja do t’i prezantojë edhe në Riad të Arabisë Saudite.

ATS Group përveç që i prezanton prodhimet dhe pajisjet e veta të njohura në botë nga sfera e balistikës, këtë vit ajo paraqiti edhe ekspertizën e inxhinierisë të lartë, makineri dhe pajisje për prodhimin e municionit, me çka e tërhoqi vëmendjen e vizitorëve në këtë panairin në ShBA.

ATS Group është korporatë bashkëkohore nga Maqedonia e Veriut e përbërë nga tre fabrika, prej të cilave dy në Vizbeg të Shkupit dhe një Samokovë, me më shumë se 500 të punësuar. 

Të gjitha fabrikat punojnë sipas standardeve më të larta dhe prodhojnë një gamë të madhe produktesh, cilësia e të cilave njihet në suaza botërore, e për të cilat kanë fituar edhe shumë çmime. ATS Grup merret me prodhim të produkteve të përbëra dhe produkteve për pajisim të armatës dhe policisë në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë balistike.