ATS Group e Shefshet Demirit, tërhoqi vëmendjen në panairin “SHOT SHOW” në Las Vegas

TË FUNDIT

ATS Group për herë të parë u prezantua në edicionin e 44 të panairit ndërkombëtarë në SHBA, Shot Show të industrisë përpunuese.

Shot show mbahet nën ombrellën e Federatës kombëtare sportive për gjuajte (NSSF) e cila filloi këtë ngjarje të madhe në vitin 1978 në St. Luis, Missouri.

ATS Group përveç që i prezanton prodhimet dhe pajisjet e veta të njohura në botë nga sfera e balistikës, në panairin e këtij viti i prezantoi edhe sferat e reja në të cilat vepron dhe në të cilat garon me prodhuesit më të mëdhenj botërorë. Ky vit ATS Group prezantoi ekspertizën e inxhinierisë të lartë, makineri dhe pajisje për prodhimin e municionit, me çka e tërhoqi vëmendjen e vizitorëve në këtë panair me renome, ku marrin pjesë prodhuesit më të mëdhenj botërorë në industri.

Këtë vit në panair kanë marrë pjesë më shumë se 3000 pjesëmarrës, ndërsa pritet të ketë mbi 50 mijë vizitorë. Panairi i njohur amerikan u mundëson prodhuesve botërorë që para opinionit më të gjerë të prezantojnë aktivitetet e tyre me qëllim që të ngritët vetëdija për rëndësinë e sigurisë dhe mbrojtje së përbashkët dhe individuale. ATS Group me seli në Shkup është korporatë bashkëkohore nga Maqedonia e Veriut e përbërë nga tre fabrika, prej të cilave dy në Vizbeg të Shkupit dhe një Samokovë, me më shumë se 500 të punësuar. 

Të gjitha fabrikat punojnë sipas standardeve më të larta dhe prodhojnë një gamë të madhe produktesh, cilësia e të cilave njihet në suaza botërore, e për të cilat kanë fituar edhe shumë çmime. ATS Grup merret me prodhim të produkteve të përbëra dhe produkteve për pajisim të armatës dhe policisë në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë balistike.

Përveç kësaj, kompania prodhon edhe municion dhe linja makinerish për prodhim të municionit, me çka nga viti në vit vazhdimisht po e rrit potencialin e saj eksportues, duke e realizuar planin zhvillues dhe misionin e saj. Vizitorët e SHOT SHOU në Vegas në stendën numër 41120 do t’i mirëpresë ekipi i ATS GRUP-it, kompania e vetme që e përfaqëson Republikën e Maqedonisë së Veriut në panairin me famë botërore në SHBA.