Pas negociatave me policinë, hiqen barrikadat në Shtërpcë

TË FUNDIT

Qytetarët e Shtërpcës kanë filluar që të largojë pengesat e vendosura në rrugë.

Barrikadat, të krijuara nga drutë dhe gomat, u hoqën nga serbët lokalë, pas disa orësh negocimi me Policinë e Kosovës.

Megjithatë prezentë janë parë një numër i madh i qytetarëve në vendin ku ishte e vendosur pengesa.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj incidentit në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Sveçla ka thënë se ky sulm do të dënohet me ligj.

“Sulmi ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet plotësisht me ligj. Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin”, ka shkruar  Sveçla në Twitter.