Pas mesnatës rritet çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Do të rritet çmimi i benzinës dhe i vajit ekstra të lehtë, përcjell TV21. Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 do të rritet për gjysmë denari ndërsa i BS-98 për 1 denarë. Për një denarë do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, ndërsa çmimi i naftës mbetet i pandryshuar.

Çmimet sipas vendimit të ri.

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 90,00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë (ЕL-1) – 86,5 (denarë/litër