Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se në ora 02:00 pas mesnatës (18.05.2021), ka realizuar bastisje në Gostivar, ku është konfiskuar marihuanë dhe kokainë.
Si pasojë, janë arrestuar 5 persona.
“Policët e Stacionit Policor në Gostivar kanë privuar nga liria G.D.(27), S.S.(27), I.S.(39), F.I.(27) dhe A.B.(32), të gjithë nga Gostivari. Gjatë bastisjes, në bodrumin e objektit të banimit në Gostivar, i cili është shfrytëzuar nga I.S., i kryer me urdhër gjyqësor, janë kapur personat e arrestuar, kurse është gjetur dhe marrë kokainë, marihuanë dhe lëndë nga mbetjet e drogës narkotike. Personat janë arrestuar dhe mbajtur në stacion policor, kurse pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të shqiptohet parashtresë përkatëse për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
