Prej sonte në mesnatë, çmimi i naftës do të rritet për dy denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmim i benzinës mbetet i njëjtë.
Nga sonte në mesnatë EURODIESEL do të shitet me çmim prej 78 denarë për litër. EUROSUPER 98 dhe 95 mbeten me të njëjtin çmim, gjegjësisht 83,5 dhe 81,5 denarë për litër.
I njëjtë mbetet çmimi i vajit ekstra lehtë dhe i mazutit, i cili do të shitet për 77 denarë, përkatësisht 41,3 denarë për litër.
