Përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë vazhdoi formën e mirë dhe tregoi sërish se mund të përballet edhe me më të fortët. Mbrëmë, në arenën “Todor Proeski”, Maqedonia zhvilloi një paraqitje të guximshme, duke barazuar 1-1 kundër Belgjikës – rezultat që merr rëndësi të veçantë nëse fitojmë ndaj Kazakistanit të hënën.
Megjithatë, kjo pikë ndaj Belgjikës do të vlejë vetëm nëse arrijmë të marrim tri pikët e plota kundër Kazakistanit, përcjell TV21. Na pret një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari me të cilin do të përballemi për herë të parë në një sfidë kualifikuese. Takimi i fundit mes dy kombëtareve ishte miqësor, në vitin 2021 – një përballje që e fituam bindshëm me rezultat prej 4-0.
