Në qytetin Hatay vajza Asya Donmez (7) u nxor e gjallë pas 95 orësh nga rrënojat e tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë që cilësohet si “fatkeqësia e shekullit”, transmeton Anadolu.
Punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit vazhduan në një ndërtesë të shembur në lagjen gjenerali Shukru Kanatlı.
Ekipet e kërkim-shpëtimit përfshirë edhe ekipet e bashkisë Kutahya Tavshanlı arritën të kontaktojnë me Donmez nën rrënoja dhe më pas e nxorën atë të gjallë.
Pas kontrolleve shëndetësore, Donmez u dërgua në spital.
Mësohet se ekipet vazhdojnë punimet e tyre të kërkim-shpëtimit nën rrënoja.
