Pas 87 ditëve mbaroi gjendja e jashtëzakonshme! Kufijtë janë hapur, është lejuar edhe transit për shtetasit e huaj

Must Read

“Nike” paralajmëron kalim të përhershëm drejt shitjes përmes internetit

Prodhuesi amerikan i pajisjeve sportive “Nike” ka shënuar rritje të lartë në shitjen përmes Internetit, duke e...

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh...

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë revolucionar bullgar

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në...
- Advertisement -

Për herë të parë në historinë e saj, më 18 mars Maqedonia shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Vendi ynë ishte i vetmi shtet që në një periudhë të tillë ishte pa Kuvend funksional, kështu që Qeveria duhej të sillte dekrete me fuqi ligjore për mbrojtje të qytetarëve nga virusi korona. Pas 87 ditëve mbrëmë në mesnatë mbaroi gjendja e jashtëzakonshme me çka Qeveria, sipas Kushtetutës nuk ka mundësi të sjellë më ligje që menjëherë hyjnë në fuqi.

Neni 126 nga Kushtetuta:

- Advertisement -

Në gjendje të jashtëzakonshme apo ushtarake, Qeveria sipas Kushtetutës dhe me ligj sjell dekrete me fuqi ligjore. Autorizimet e Qeverisë të sjellë dekrete me fuqi ligjore zgjat derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme apo ushtarake, gjë për të cilën vendos Kuvendi.

Profesori Lubomir Fërçkoski për TV21 sqaron se dekretet vazhdojnë të vlejnë pa marrë parasysh që gjendja e jashtëzakonshme është ndërprerë ndërsa për këtë gjë do të duhet të vendosë përbërja e ardhshme parlamentare.

- Advertisement -

“Dekretet me fuqi ligjore vazhdojnë të vlejnë edhe më tutje me obligim që Kuvendi t’i verifikojë kur të përmblidhet përbërja e re. Disa prej tyre do të verifikohen si pjesë të ligjit, disa do të jenë pjesë të ligjeve të tjera, ndërsa disa të tjerë të cilëve u ka skaduar afati mund të shfuqizohen ose të anulohen,” tha Lubomir Fërçkoski, Profesor universitar.

Qeveria vonë mbrëmë, orët e fundit i shfrytëzoi për të sjellë dekrete të reja që janë dekrete të fundit me fuqi ligjore. Kufijtë tani janë hapur ndërsa mund të kalojnë transit edhe shtetas të huaj.

- Advertisement -

“Transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në njërin prej vendkalimeve kufitare dhe dalje në një vendkalim tjetër, gjatë transitit të mos kalohet nëpër  autostradën përkatëse ose rrugën lokale dhe i njëjti të realizohet brenda 5 orëve maksimum, gjë që e konfirmojnë shtetasit e huaj me deklaratë në hyrjen e vendit, ndërsa në dalje, shfrytëzuesi këtë deklaratë duhet t’ia japë policisë kufitare me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e transitit,” thuhet nga Qeveria e RMV-së.

Për shtetasit e Maqedonisë, vendkalimet kufitare për dalje nga vendi janë hapur me nënshkrim të një deklarate që e lëshon MPB-ja në vendkalim. Me këtë deklaratë, çdo qytetar detyrohet se nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti nëse ka problem jashtë shtetit.

Në hyrje, çdo qytetar duhet të paraqesë test PCR negativ dhe jo më i vjetër se 72 orë. Në vendkalimin kufitar nënshkruajnë deklaratë për vetëizolim të detyrueshëm prej 14 ditëve. Nëse nuk paraqet një test të  tillë, ose nëse paraqet  një test jovalid PCR, atëherë është e obligueshme karantinë shtetërore në kohëzgjatje pre 14 ditëve.

Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria mbajti 42 seanca për sjellje të dekreteve me fuqi ligjore.

Në 87 ditët e fundit, shumë funksionarë qeveritarë mbaruan në izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar, ndërsa  para dy ditëve janë përforcuar masat për mbrojtje dhe parandalim për shkak të një rasti me koronavirus në Qeveri.

- Advertisement -

“Nike” paralajmëron kalim të përhershëm drejt shitjes përmes internetit

Prodhuesi amerikan i pajisjeve sportive “Nike” ka shënuar rritje të lartë në shitjen përmes Internetit, duke e kompensuar uljen paraprake të të...

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh jo shumë larg ndërtesës së...

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë revolucionar bullgar

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në lidhje me atë nëse ...

Kurc: BE-ja nuk është vetëm Gjermania dhe Franca

Kancelari austriak, Sebastian Kurc deklaroi se shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së nuk kishte pasur sukses, duke shtuar se BE-ja nuk...

Gir: Shpresojmë në mbajtje të mundshme të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare

Euroambasadori i ri në vend Dejvid Gir sot nuk deshi direkt të përgjigjet në pyetjen nëse përveç Bullgarisë dhe disa vendeve tjera...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -