Pas pothuajse 18 vjet nga fillimi i ndërtimit, metroja në Selanik nga sot është në funksion. Linja kryesore e metrosë është në gjatësi prej 9.6 kilometrave me dy tunele të pavarur, në një drejtim. Ka 13 stacione bashkëkohore, do të qarkullojnë 18 metro automatik bashkëkohorë pa vozitës. Kapaciteti maksimal është 18 mijë udhëtarë në një drejtim. Në mënyrë shtesë në stacione ka edhe gjetje arkeologjike që janë gjetur gjatë kohës së ndërtimit.