Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 33 deri në 39 gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 38 gradë Celsius.
Në vijim pritet periudhë me mot me diell dhe shumë të ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Gjatë fundjavës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar dhe stuhi të izoluara me erë të fortë dhe paraqitje të breshrit. Temperaturat e ditës në disa vende pritet të tejkalojnë 40 gradë, informon DHM.
