Parlamenti turk sot e miratoi ligjin që parashikon rritje të kontrollit në rrjetet sociale, që shkakton shqetësime lidhur me lirinë e shprehjes.
Rrjetet kryesore sociale, siç Tuiter dhe Fejsbuk, do të duhet të kenë një përfaqësues në Turqi në të ardhmen.
Rrjetet sociale gjithashtu do të duhet të zbatojnë urdhrat e gjykatës turke për të hequr përmbajtje të caktuar brenda 24 orëve. Në rast mosrespektimi të urdhrave të gjykatës, parashikohen dënime të ashpra, raportojnë mediat turke.
OJQ-të janë të shqetësuara për erozionin e lirisë së shprehjes në Turqi dhe kontrolli i rritur mbi mediat sociale mund t’ua kufizojë qasjen turqve deri te informacionet e pavarura ose kritike, në një mjedis ku mbizotërojnë mediat qeveritare.
Sipas “raportit të fundit të transparencës” në Tuiter, Turqia në gjysmën e parë të vitit 2019, është në krye të vendeve që kanë kërkuar heqjen e përmbajtjes nga ky rrjet social, me më shumë se 6.000 kërkesa./MIA
