Parlamenti në Berlin solli projekt ligj me të cilin përforcohen autorizimet e Qeverisë për përballje me pandeminë

TË FUNDIT

Dy dhomat e Parlamentit gjerman miratuan ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, që shkaktoi protesta në qendër të Berlinit.

“Propozim-ligji u votua me 415 vota “për”, 236 “kundër” dhe tetë “abstenime””, deklaroi kryetari i Bundestagut (Dhoma e ulët)  Volfgang Shojble.

Ndryshimet ligjore që do të forcojnë aftësinë e Qeverisë për të vendosur kufizime gjatë  pandemisë të koronavirusit u miratuan gjithashtu nga Bundesrat (Dhoma e lartë). Për të hyrë në fuqi, projektligji duhet të nënshkruhet ngapPresidenti Frank-Valter Shtajnmaer.

Kritikët e projekt-ligjit thonë se ai zgjeron kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë, i kufizon të drejtat dhe liritë themelore dhe e shkel Kushtetutën.

Disa mijëra njerëz u mblodhën në Berlin për të protestuar ndaj masave kufizuese kundër pandemisë. Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.