Parku i parë Retail Point në Maqedoni, janë punësuar 260 persona

TË FUNDIT

Në mënyrë zyrtare sot filloi me punë Parku i parë Retail POINT, në Maqedoni. Ky koncept është i zhvilluar kudo në botë, posaqërisht në Evropë. Vizitorët do të mund të bëjnë pazar dhe të gjejnë brende të njohura të huaja dhe nga vendi. Ky park ka sipërfaqe prej 2500 m2 dhe 300 vende parkimi. Investimi ka kushtuar rreth 9milion euro dhe pritet të punësohen rreth 200 punëtorë.

Hapjen e bënë kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski, pronari Ali Qaili dhe drejtori gjeneral të FORTON MKA, Vllatko Bogoevski. Pronari, Ali Qaili tha se Parku Retail do të ndikojë pozitivisht në qytetin e Shkupit dhe në përgjithësi në Maqedoni, me çka vendi do të bëhet lider në rajon.

Në kuadër të ceremonisë së hapjes së Parkut Retail POINT në Shkup, KFC hapi restorantin e saj të parë  “Drive Thru” në Maqedoni, ndërsa JYSK bëri hapjen e dyqanit të tretë me radhë në vend.

“Ky është Retail Parku i parë që e kemi hapur në shtetin tonë. Kemi rreth 200 të punësuar. Besoj që këtij vendi do t’i japim një pasqyrë të bukur”, tha Ali Qaili, pronar i “Point Retail Park”.

“Jysku shtrihet në 50 shtete të botës, me 2500 dyqane, dhe numri i dyqaneve rritet çdo ditë. Plani jonë këtu në Maqedoni është që në fazën e parë të hapin 15 dyqane, pas kësaj në fazën e dytë edhe 4 dyqane në shtet”, theksoi drejtori I “Jyskut” për Maqedoni, Agron Bexheti.